Site icon Telegrafi

Pengmarrja në një supermarket në Francë, raportohet edhe për të vdekur – sulmuesi pretendon se është pjesë e ISIS-it (Foto/Video)

(E plotësuar) Dy njerëz janë të vdekur pasi një person i armatosur i cili pretendon besnikëri ndaj ISIS-it ka shtënë në drejtim të policisë dhe mori pengje në një supermarket në jug të Francës.

Sipas DailyMirror, përcjell Telegrafi, i dyshuari u dëgjua duke bërtitur ‘Hakmarrje për Sirinë’ para se të fillonte sulmin në Trebes, pranë Carcassonne, Francë.

Drama, siç raportojnë tutje mediat filloi pak pas orës 11 dhe policia tani ka rrethuar një degë të marketeve Super U në qytet.

Gjithashtu thuhet se një polic është plagosur në një nga të shtënat e dyta.

Sipas një burimi AFP, një person i paidentifikuar hyri në supermarket dhe pastaj u dëgjuan të shtëna në këtë zonë.

Një burim në qytet tha: “Një kasap në U-Supermarket është qëlluar për vdekje”.

“Njeriu i armatosur u dëgjua duke thirrur slogane rreth luftës në Siri dhe thotë se përfaqëson Shtetin Islamik”.

Fjalët ‘Hakmarrja për Sirinë’ thuhet se u dëgjuan edhe nga oficerë të policisë, të cilët u sulmuan nga burri më herët, ndërsa po largoheshin. /Telegrafi/


Një i armatosur ka marrë pengje në një supermarket në Francën jugore, pasi qëlloi mbi policinë (Foto/Video)

Një i armatosur ka qëlluar mbi policinë dhe ka marrë pengje në një qytet të vogël në jug të Francës, sipas raporteve lokale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një incident e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme e Francës, duke shtuar se po kryhet një operacion në një supermarket në qytetin Trebes në Francën jugore.

Por autoritetet nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi raportet e medias se një situatë pengu është duke vazhduar.

Mediat franceze thonë se burri kishte gjuajtur më parë me disa policë që vraponin, duke plagosur një prej tyre, por jo në mënyrë kritike.

Policia e Elitës ka hyrë në dyqanin Super U në Trèbes, pranë Carcassonne. Ndërkaq një prokuror thotë se i armatosuri pretendon të jetë pjesë e grupit të Shtetit Islamik. /Telegrafi/

Exit mobile version