Site icon Telegrafi

Disa shtëpi ende nën ujë në Vlorë

Edhe pse niveli i prurjeve të lumit Vjosë ka rënë me 40 cm, situata vijon të jetë e rënduar në fshatrat Fitore dhe Novoselë të Vlorës.

Mësohet se 77 banesa janë nën ujë, 7 në Novoselë dhe 70 në Fitore.

Niveli i ujit ka arritur deri në 2 metra në banesa. Rrugët që lidhin këto fshatra janë totalisht të bllokuara nga uji. /Telegrafi/

Exit mobile version