Disa aktivistë kanë vendosur shenja të rreme paralajmëruese në plazhet në të gjithë Mallorca, Spanjë për të mbajtur larg turistët anglishtfolës.
Disa postera paralajmërojnë për “kandil deti të rrezikshëm”, “shkëmbinj që bien” ose uji i detit i ndotur nga ujërat e zeza.
Megjithatë, disa rreshta të vegjël teksti në katalanisht poshtë, u zbulojnë vendasve se këto paralajmërime nuk janë reale.
Aquests dies hem dut a terme una acció de denúncia contra la #massificació turística a les cales de #Manacor. Amb una mica d’humor, hem penjat uns quants cartells que podeu veure a les fotos. Des de Cala Morlanda fins a Cala Bota pic.twitter.com/zy1abLDbwV
— Caterva (@Caterva_mnc) August 11, 2023
Ata shpjegojnë se “problemi nuk është rënia e gurëve, është turizmi masiv” ose se “plazhi është i hapur, përveç të huajve dhe për kandilët e detit”.
Shenjat paralajmëruese jozyrtare u shfaqën në Cala Morlanda, Es Calo, Cala Petita, Porto Cristo, Cala Murta, Cala Magraner dhe Cala Bota.
Si voleu utilitzar les imatges i imprimir cartells només ens les heu de demanar i vos les passarem en bona qualitat. Seguim amb la lluita! pic.twitter.com/8W1XiYLifU
— Caterva (@Caterva_mnc) August 11, 2023
Njoftimet e rreme u vendosën nga grupi antikapitalist Caterva me qendër në qytetin Manacor.
Anëtarët e saj kanë kritikuar plazhet e mbipopulluara të ishullit dhe kanë tërhequr vëmendjen për problemin e turizmit masiv në Mallorca.
Në një postim në faqen e mediave sociale X, i njohur më parë si Twitter, grupi tha se fushata është “e ngarkuar me humor”. /Telegrafi/