E gjithë provinca austriake e Tirolit, me rreth 750,000 banorë, është vendosur në karantinë për shkak të coronavirusit në rajonin e Alpeve, thanë të mërkurën autoritetet lokale.
Tiroli është fokusi kryesor i sëmundjes COVID19 në Austri me 474 të infektuar nga 1.646 në të gjithë vendin, dhe janë regjistruar pesë raste me përfundim fatal.
Për disa ditë presioni po ngrihej në këtë provincë, e njohur për qendrat e saj të skive, si një nxitës i ekonomisë lokale.
Autoritetet rajonale kanë lëshuar një deklaratë duke vendosur në karantinë 279 bashki në Tirol.
Përveç nevojës ekstreme, banorët nuk kanë pse të largohen nga bashkia ose territori i provincës, ku njerëzit nga jashtë nuk do të mund të hyjnë.
Në një nga vendpushimet e skive në bashkinë Ischgl, disa qindra turistë u infektuan në fillim të marsit.
Virusi ‘u eksportua’ kur skiatorë të shumtë u kthyen në vendet e tyre pas pushimit.
Në Danimarkë dhe Norvegji, qindra raste të viruseve pozitive kanë të bëjnë me Tirolin, derisa si pasojë e qëndrimit në këtë provincë janë raportuar raste të personave të infektuar pas kthimit të tyre edhe në Suedi, Islandë, Gjermani dhe Kanada. /kp/Telegrafi/