Telegrafi

Me disa punëtori të përfunduara, shfaqje të filmave dhe after-party: Dita e pestë e Anibar 2024 u përmbyll me një sërë aktivitetesh

Foto: Tuğhan Anıt

Ditën e pestë të Anibar 2024, Festivali Ndërkombëtar i Animacionit, shënoi një sërë aktivitetesh dhe punëtorish të ndryshme që pasuruan përvojën e pjesëmarrësve dhe adhuruesve të animacionit.

Nga punëtoritë kreative dhe prezantimet interesante deri te seancat e rrjetëzimit dhe shfaqjet konkurruese, dita e pestë ishte e mbushur me momente frymëzuese dhe edukative për të gjithë pjesëmarrësit.

Punëtori:

● Mastering Video-Mapping Techniques me Jules Camille Huvig: E mbajtur në Former Bankkos nga ora 9:00 deri në 17:30, kjo punëtori udhëhoqi pjesëmarrësit në krijimin e një projekti bashkëpunues për video mapping dhe përfundoi aventurën e saj pesë ditore.
● Comic Fanzine me Marko Djeska: Organizuar në BoneVet Peja nga ora 10:00 deri në 15:00, pjesëmarrësit mësuan artin e krijimit të fanzinave komike.
● Paper Cut Music Video me Djellza Bullaku: Po ashtu në BoneVet Peja nga ora 10:00 deri në 15:00, kjo punëtori u fokusua në krijimin e videove muzikore duke përdorur teknikat e animacionit me prerje letre.
● Hands Hands – An Advanced Puppet Making and Stop-Motion Workshop me Thomas Volda: E mbajtur në BoneVet Peja nga ora 10:00 deri në 16:00, pjesëmarrësit u thelluan në krijimin e kukullave dhe animacionin stop-motion.
● StoryWalks2 me Daniel Saul dhe Izzy Barszcz: Kjo punëtori bashkëpunuese u zhvillua në BoneVet Peja nga ora 10:00 deri në 15:00, duke kombinuar rrëfimin spontan me dizajnin e karaktereve, kolazhin dhe animacionin me realitet të shtuar. Kjo punëtori u përmbyll të premten dhe zgjati tri ditë.
● Stop-Trik Piknik me Milos Tomic: Destinuar për fëmijët e moshës 11-14 vjeç, kjo punëtori intensive u mbajt nga ora 10:00 deri në 15:00 në BoneVet Peja. Kjo punëtori përfundoi gjithashtu të premten dhe zgjati dy ditë.

Konkurrencat dhe Shfaqjet:

● Young Audience Competition 4: Në Kinemanë Jusuf Gërvalla nga ora 10:00 deri në 11:00, ku u shfaqën animacionet si “The Photo That Came to Life,” “The Mystery of Missing Socks,” “Mistakes of Inaction,” dhe “Head in the Clouds.”
● Special Program: On Second Thought: E shfaqur në Kinemanë Jusuf Gërvalla nga ora 12:00 deri në 14:00, duke përfshirë një përzgjedhje animacionesh që nxisin mendimin.
● Student Competition 4: Në Kinemanë në Liqen nga ora 20:30 deri në 21:30, ku u shfaqën filma si “A lover’s discourse,” “Stale Smoke,” “Carrotica,” “Cherry, Passion Fruit,” “WINDOWS FROM THE SOUTH,” dhe “It’s Dance Time.”
● International Competition 4: E shfaqur në Kinemanë Cubes nga ora 22:00 deri në 23:00, duke përfshirë animacionet “Whale’s song,” “Balkone,” “Percebes,” “Misérable Miracle,” dhe “Papillon.”
Prezantime dhe Diskutime Speciale:
● Coffee and Talks: Meet the Filmmakers: Një seancë informale në Exit Bar nga ora 10:30 deri në 11:30, duke ofruar mundësi për të ndërvepruar me krijuesit e filmave.
● Prezantimi nga 24 Memes per Second: E mbajtur në Kinemanë Jusuf Gërvalla nga ora 14:00 deri në 16:00.
● Filmi Artistik: Pelikan Blue: E shfaqur në Kinemanë Jusuf Gërvalla nga ora 16:00 deri në 17:00.
● Paneli Diskutues: Beyond Concrete – Pasiguritë e Grave në Hapësirat Publike: Një diskutim frymëzues në Galerinë e Arteve nga ora 17:00 deri në 18:00.

Rrjetëzimi dhe Ngjarjet e Mbrëmjes:

● Get Together në Bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Kosovë: Një ngjarje rrjetëzimi nga ora 18:00 deri në 19:00, ku të ftuarit e festivalit ndërvepruan dhe shijuan një bufet të hapur.
● Final Video Mapping me Jules Camille Huvig: Një prezantim spektakolar i video mapping në Qendrën e Qytetit – Hotel Korza nga ora 21:00 deri në 22:00.
● After Parties: Dita përfundoi me festa të gjalla në Kinemanë në Liqen nga ora 23:00 deri në 02:00, me performanca nga TASTE2 dhe Yll Megi.

Anibar 2024 përndryshe do të përmbyll rrugëtimin e tij shtatë ditor të edicionit të 15-të në ditën e diel.