Telegrafi

Disa punëtorë shëndetësor dalin pozitiv me COVID-19, mbyllet Qendra e Mjekësisë Familjare në Kijevë të Malishevës

Qendra e Mjekësisë Familjare në Kijevë të Komunës të Malishevës është mbyllur përkohësisht me vendim të Shtabit Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19, pasi disa punëtorë shëndetësor kanë rezultuar sot pozitiv në testin për COVID-19.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga kjo komunë.

Shtabi ka kërkuar nga qytetarët që për aq kohë sa është e mbyllur kjo qendër, shërbimet shëndetësore t’i marrin në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

“Sot, Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19, ka marrë vendim për mbylljen e përkohshme të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë, pasi disa punëtor shëndetësor në QMF në Kijevë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Rezultatet e punëtorëve shëndetësor janë konfirmuar sot nga IKSHPK, ndërsa punëtorët shëndetësorë, tani e disa ditë kanë qenë në vetizolim, mirëpo për shkak të sigurisë është sugjeruar mbyllja e QMF-së, derisa të përfundoj testimi i punëtorëve tjerë shëndetësore dhe të krijohen kushte për kryerjen e shërbimeve shëndetësore. Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Malishevë, kërkon nga të gjithë qytetarët e kësaj ane, që për disa ditë, shërbimet shëndetësore ti kryejnë në QKMF në Malishevë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/