Disa demonstrues të ”Revolucionit Laraman” nga Manastiri, sot janë ftuar në biseda informative në policinë e këtij qyteti, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas burimeve të agjencisë META, këta demonstrues kanë pranuar ftesa në shtëpitë e tyre nga policë të uniformuar, pasi që në inçizimet policore, shihen se si e ”njollosin” ndërtesën e komunës së Manastirit, kinëmanë ”Manaki”, përmendoren ”Filipi i dytë”, etj.
Ndërkaq, nga Revolucioni thonë se kjo është një tentim për të kryer trysni ndaj demonstruesve që të tërhiqen nga aktivitetet e tyre protestuese./Telegrafi/