Telegrafi

Disa prishtinas, për dasmë “nuk e bëjnë hesap” as coronavirusin!

Duket se disave në Prishtinë nuk po ju bën përshtypje situata me pandeminë.

Ata të mbledhur në oborrin e një shtëpie në lagjen “Mati 1” në kryeqytet ku gumëzhinte me të madhe muzika dhe dëgjohej në tërë lagjen, ia kërcasin valles pa përtuar, shkruan klankosova.tv.

Sipas po këtij mediumi, ata shihen se si edhe kur gjatë kohës kur edhe arrin policia ata nuk e ndalin fare vallen.

Gjithsesi, nuk dihet sa ka qenë numri i pjesëmarrësve në atë tubim.

Ndryshe, Kosova është duke u ballafaquar me një situatë të rëndë të pandemisë së COVID-19.

Siç ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të shtunën, numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste nga 36.943 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 – ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 236.