Site icon Telegrafi

Disa prej skenave në zhveshtoren e Real Madridit pasi u shpall kampion i Spanjës

(Foto: Screenshot/Twitter)

Real Madridi i është gëzuar titullit të Spanjës për të 34 herë në histori të klubit, ndërsa gëzimi i futbollistëve dhe stafit ishte i madh.

Me fitoren e realizuar ndaj Villarrealit, Los Blancos e siguruan matematikisht titullin për sezonin 2019/2020 në La Liga.

Dhe krahas festimeve zyrtare para fotoreporterëve, nuk ka munguar edhe argëtimi në zhveshoren e tyre.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi dhe video, në të cilat shfaqen lojtarët e Realit duke u argëtuar me trofeun dhe me shampanjë.

(Foto: Instagram/sergioramos)

Ndryshe, ky është titulli i dytë i La Ligas që Madridi e fiton me Zinedine Zidane në postin e trajnerit. Ishte pikërisht legjenda franceze që ia siguroi titullin e fundit kampional, në sezonin 2016/2017. /Telegrafi/

Exit mobile version