Site icon Telegrafi

Disa prej gazetarëve që punojnë në Shtëpinë e Bardhë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19

Një shpërthim i coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë ku rezultoi pozitiv edhe presidenti amerikan, Donlad Trump, ka bërë që edhe anëtarët e medies të testohen për infeksione të mundshme.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tre gazetarë që punojnë në Shtëpinë e Bardhë rezultuan pozitivë me COVID-19 të premten.

“Duke marrë parasysh këto raste pozitive, diagnozën e Presidentit dhe rastet e tjera midis anëtarëve të tjerë, një numër gazetarësh janë vetë-izoluar në pritje të testimit diagnostik”, tha shoqata e korrespodentëve të premten në mbrëmje.

Një punonjës i Shtëpisë së Bardhë i cili punon në West Wing gjerësisht Krahu Perëndimor, gjithashtu rezultoi pozitiv me coronavirus të premten në mëngjes.

Reporterët dhe zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë punojnë së bashku në zona të përbashkëta.

Kështu që tani ekziston shqetësimi midis reporterëve të Shtëpisë së Bardhë se kush do të mund të ketë qenë i ekspozuar ndaj virusit.

Përveç kësaj edhe menaxheri i fushatës së Trump, Bill Stepien, thuhet se rezultoi pozitiv me COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version