Në disa pjesë të qytetit të Tetovës, në vend të 6 orëve kufizime, qytetarët përballen me ndërprerje thuajse të plotë të furnizimit me ujë.
Probleme të tilla ndodhin në shumë pjesë të qytetit, veçanërisht në banesat në katet më të larta të ndërtesave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dita e katërt që kemi vetëm një orë ujë në ditë. Mendojmë se qyteti është i mbuluar në mënyrë disproporcionale me ujë. Disa kanë vazhdimisht, disa nuk kanë ujë vetëm në kohën e kufizimeve, ndërsa disa si ne nuk kanë fare. Nuk marrim informacion në telefon nga ndërmarrja komunale”, thonë të revoltuar banorët e kompleksit rezidencial “Bllok 70”.
Nga Ndërmarrja Komunale informojnë se po punohet në sanimin e defektit që u shfaq sërish në ujësjellësin e ri në afërsi të Leshnicës. Sipas tyre, kur të tejkalohet ai problem, kufizimet në furnizimin me ujë do të ndërpriten./Telegrafi/