Telegrafi

Disa pjesë të Shkupit nesër pa energji elektrike

Prej orës 8:30 deri në orën 15 nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Mihaill Çavkov” në Komunën e Kisella Vodës.

Pa energji elektrike nesër do të jenë edhe shfrytëzuesit e fshatrave Orashe, Kuçkova, Matka, Kondova, Graçani, Bojana, Kopanica, Radusha, Svillarja e Epërme, Svillarja e Poshtme dhe Raçja në Komunën e Sarajit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informon QMRK e Bashkisë së Shkupit, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve të caktuara në rrjetin elektrik./Telegrafi/