Reshjet e shiut kanë pushuar prej disa ditësh tashmë e megjithatë në Shkodër vijon të ketë sipërfaqe toke të përmbytura.
Bashkia Shkodër njofton se nga raportimet e bëra mëngjesin e së martës, sipërfaqe në total e përmbytur në Bashkinë Shkodër janë 2,150 hektar, me një rënie prej 200 hektar nga ora 08.00 e ditës së djeshme.
Kurse, banesa me prezence uji në oborre e stalla në total janë 50. Ndërsa, në Njësinë Administrative Ana e Malit e përmbytur është një sipërfaqe prej 1200 hektar.
Sipas Bashkisë Shkodër, në rrugën e Obotit mund të kalohet vetëm me mjete të larta të ushtrisë dhe Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht janë jashtë funksionit.
Të pakalueshme janë edhe rruga Darragjat-Shirq pasi në vendin e quajtur Urrelat uji arrin në lartësinë 70 cm. /A2 CNN/