Telegrafi

Disa pjesë të Karposhit, Qendrës dhe Shuto Orizares nesër do të jenë pa energji elektrike

Një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Xhumajska” dhe “Mile Pop Jordanov” në Komunën e Karposhit nga ore 8:30 deri në orën 16:30 do të jenë pa energji elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ora 9:00 deri në orën 16:00 pa energji elektrike do të mbesin edhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “11 Tetori” dhe “Dimitrija Çupovski” dhe shtegu rreth Portës Maqedonia në Komunën Qendër, ndërsa nga ora 9 deri 15 rrugët “Brsjaçka Buna”, “Zletovska” dhe “Nov Zhivot” në Komunën e Shuto Orizares.

Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza në Bashkinë e Shkupit, arsyeja për ndërprerjen e energjisë elektrike është kryerja e ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrik nga ana e ekipit të EVN Maqedoni./Telegrafi/