Në periudhën nga ora 9 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Kuçkovë, ndërsa nga ora 9 deri në orën 12 shfrytëzuesit e rrugës “Mice Kozarov” ndërtesa nr. 29 në komunën Gjorçe Petrov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga ora 9 deri në orën 15 pa energji elektrike do të mbeten edhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Guadalahara” në komunën Shuto Orizarë, ndërsa nga ora 9 deri në orën 14 shfrytëzuesit e rrugës “Luka Gerov” nën-rrugët nr. 4, 6, 8, 10, 12 dhe 15 në komunën Gjorçe Petrov.
Një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Ivan Haxhi Nikolov” në komunën Kisella Vodë do të mbesin pa energji elektrike nga ora 12 deri në orën 14.
Ashtu siç kumtojnë nga QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të punëve teknike në rrjetin elektrik./Telegrafi/