Disa persona raportohet se janë paraqitur mesditën e sotme me simptoma helmimi në Spitalin e Peshkopisë.
Policia e Dibrës në një njoftim paraprak, bën me dije se mes personave që kanë shfaqur shenja helmimi ka edhe disa të mitur, shkruan A2.
“Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit. Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit”, njoftojnë autoritetet.
Pritet sakaq që në përfundim të hetimeve nga policia të ketë edhe informacion më të detajuar për atë çfarë e ka shkaktuar helmimin masiv në Dibër. /Telegrafi/