Telegrafi

Disa persona të dehur shkaktuan probleme në një klub nate në Shkup

Disa persona të dehur kanë shkaktuar telashe gjatë natës së mbrëmshme, duke qenë në gjendje mjaft të dehur.

Atyre nuk u është lejuar që të futen në një klub nate, prandaj edhe kanë filluar të hedhin shishe dhe gota në drejtim të sigurimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zënkat kanë ndodhur në dy ditët e fundit, pra më 19 dhe 20 dhjetor.

Policia ka ndëmrarrë masat që të ndriçohet rasti, e më pastaj të vijojnë paditë e duhura për këtë rast./Telegrafi/