Disa njerëz janë plagosur në qendër të Vjenës dhe disa besohet të kenë vdekur, sipas deklaratës së ministrit të brendshëm austriak, Karl Nehammer.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ai e përshkroi incidentin si një sulm terrorist dhe tha se një sulmues kishte vdekur në kryeqytetin austriak derisa një tjetër gjendet në arrati.
Incidenti ndodhi afër sheshit qendror Schewedenplatz, ndërkohë autoritetet austriake iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin hapësirat publike si dhe transportin publik.
“Për momentin mund ta konfirmoj se besojmë që ky është një sulm i dukshëm terrorist”, u shpreh Nehammer.
Ai tha se disa njerëz besohet të kenë vdekur dhe disa janë plagosur rëndë përfshirë dhe një oficer policie. /Telegrafi/