Një numër i përdoruesve në Twitter po i kërkojnë Elon Musk të çaktivizojë të gjitha makinat Tesla në Rusi.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, thirrjet vijnë në vazhdën e sulmit të vazhdueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, që filloi më 24 shkurt.
Në një seri postimesh në Twitter, disa përdorues i kërkuan Musk të “fikte çdo Tesla në Rusi”.
Njëri tha: “Të lutem fik dhe çaktivizo të gjitha Tesla-t në Rusi. Është absolutisht e neveritshme ajo që po bën Rusia dhe Putini duhet të ndalet”.
Një tjetër kërkoi çaktivizimin si një lloj “embargoje teknologjike” ndaj Rusisë.
Musk, megjithatë, ende nuk i është përgjigjur kërkesave. /Telegrafi/