Dhëndri e ka përzënë nusen, vetëm pak orë pasi është martuar sepse ajo e ka injoruar, ndërsa ka komunikuar me mesazhe me miqtë e saj.
Burri i paemëruar nga Arabia Saudite, pas ceremonisë martesore, ka shkuar me gruan e tij të re në një hotel në Jaddah.
Kur ka dashur të afrohet dhe t’i flasë, ajo i është shmangur dhe ka thënë se është e zënë, transmeton Telegrafi.
“A janë më të rëndësishëm miqtë a unë”, ka treguar një i afërm i dhëndrit, se çfarë ka ndodhur në natën e parë të martesës së çiftit.
“Ajo i ka thënë se, ata janë më të rëndësishëm për momentin. Ndërsa kthente urimet që i vinin për martesë”, shton më tej burimi, në kushte anonimiteti.
Gulf News raporton se debati është nxehur aq shumë, sa që dhëndri po kërkon shkurorëzimin dhe se rastin e ka paraqitur në gjykatë. /Telegrafi/