Telegrafi

Disa OJQ në Maqedoni propozojnë ligje që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut

Shoqata HOPS propozon një ligj të ri për rregullimin e përdorimit të kanabisit për qëllime mjekësore, uljen e çmimit dhe ndryshime tjera në këtë drejtim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Softueri i Lirë Maqedonia konsideron se duhet të ketë reforma në ligjin për numrin amë të Maqedonisë, sipas shembullit të Kroacisë, kurse shoqata tjera qytetare kërkojnë ndryshime në Ligjin për sigurim shëndetësor dhe social.

Kjo është një pjesë e 11 dokumenteve për politika publike që përmban nisma për ndryshime të më shumë ligjeve në sferën e të drejtave njerëzore, të përgatitura nga 12 shoqata joqeveritare të vendit, në kuadër të projektit ”Qytetarët në kuvend: Nisma ligjvënëse për të drejta të njeriut”, që mbështetet nga Fondacioni i ëestminster-it dhe Shkollës së lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publikun./Telegrafi/