Kryetari i Komunës Qendër, Shasha Bogdanoviq, sot në konferencë për shtyp tha se është sjellur vendim që disa objekte të projektit “Shkupi 2014” të zhvendosen.
Ai nuk zbuloi konkretisht se për cilat objekte bëhet fjalë, si dhe kur do të zhvendosen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bogdanoviq gjithashtu njoftoi se Komuna Qendër ka shpallur konkurs për subvencionimin e fasadave efikase energjetike për gjithë komunat e vjetëra.
“Qiramarrësit e interesuar mund të aplikojnë nga data 15 prill deri më 30 prill, pas së cilës një komision i përcaktuar nga komuna do të vendosë nëse ndërtesa e deklaruar plotëson kushtet për subvencionimin e këtyre fasadave me efikasitet energjetik”, tha Bogdanoviq.
Ai gjithashtu njoftoi se komuna do të riparojë kulmet dhe ashensorët e ndërtesave më të vjetra se 25 vjet./Telegrafi/