Site icon Telegrafi

Disa nga thëniet legjendare të ikonës argjentinase të futbollit, Diego Maradona

Legjenda argjentinase, Diego Maradona ka lënë disa thënie legjendare gjatë karrierës së tij si futbollist dhe si trajner.

Dita e mërkurë është ditë e kobshme për futbollin botëror pasi legjenda argjentinase, Diego Maradona ka ndërruar jetë.

Vdekja e Maradonës vjen shkaku i një sulmi në zemër në moshën 60-vjeare dhe kjo ka mërzitur gjithë spektrin sportiv.

Lexo po ashtu Legjenda e futbollit, Diego Maradona vdes në moshën 60-vjeçare

Megjithatë, legjenda argjentinase do të mbahet mend për titujt e shumë të fituar me klube dhe kombëtare.

Përveç kësaj, Maradona do të mbahet mend edhe për disa thënie legjendare gjatë karrierës së tij, ku Telegrafi ua sjell disa nga to.

“Nëse do të isha me një fustan të bardhë në një martesë dhe do të mbërrinte një top me baltë, unë do ta ndaloja me gjoks, pa menduar fare për të”.

“Nëna ime më konsideroi mua si futbollistin më të madh në botë, dhe unë mendoj se nëse nëna ime e konsideron atë, atëherë me siguri unë jam futbollisti më i mirë në botë”.

Lexo po ashtu Nga federata e Argjentinës e deri tek Barcelona dhe Napoli, reagime të ndryshme pas vdekjes së legjendës Maradona

“Unë u them lojtarëve se 30 ditë sakrificë vetëm për të puthur atë kupë nuk është asgjë në jetën e një burri. Është si të prekësh qiellin”.

“Kam punuar shumë gjithë jetën time për këtë. Ata që thonë se nuk meritoj asgjë, se gjithçka erdhi lehtë, mund të më puthin by**ën”.

Maradona ka lënë edhe thënie tjera legjendare, të cilat do të publikohen kohë pas kohe. /Telegrafi/  

Exit mobile version