Sot vazhdon seanca e radhës gjyqësore për rastin e “Kumanovës”, në të cilën pritet të dëgjohen fjalët e fundit të disa të akuzuarve.
Gjatë seancës së sotme i akuzuari Valdet Zeka, i cili vazhdimisht i ka bojkotuar seancat e fundit është shprehur se me hetim ndërkombëtar do të merret vesh e vërteta.
Ndërkohë bojkotit të Valdet Zekës sot iu bashkëngjitën edhe të akuzuarit Shefqet hallaqi, Lindrit Rustemaj, Fatmir Reçica dhe Rufi Dogani.
Për ngjarjen e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 akuzohen 38 persona, shumica prej tyre shtetas të Kosovës. Procesi është në fazën përfundimtare dhe sipas njoftime ai mund të mbyllet në gjysmën e dytë të tetorit me shpallen e vendimit gjyqësor ndaj të akuzuarve.
Ditë më parë ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, paralajmëroi hetim ndërkombëtar për rastin.