Site icon Telegrafi

Disa nga rezultatet e sportistëve të Kosovës në EYOF Banska Bystrica

(Foto: Facebook/KOK)

Atletja jonë, Vesa Jusufi, mbylli garën e 100 metërshit në atletikë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj – EYOF, që po mbahet në Banska Bystrica të Sllovakisë, me kohë 13.77 sekonda, që e renditi në vendin 22.

Muhamedin Veseli, garoi në kategorinë -60 kg të garave të xhudos, ku u mund nga italiani Manuel Parlati, pas tri vërejtjeve (shido) të marra nga gjyqtarët, vendim ky që e la të dëshpëruar garuesin tonë.

Tenistët tanë, Altea Hajrizi dhe Salidin Rama, kanë përfunduar garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, që po mbahet në Banska Bystrica të Sllovakisë.

Të të garuesit tanë u përballën me bartësit e grupeve, ndaj të cilëve pësuan humbje 2:0 në sete, në raundin e parë të garave të tenisit.

Hajrizi u përball me rumunen Eva Ionescu, ndërsa Rama me çekun, Jan Kumstat.

Notari Mal Gashi është tërhequr nga gara e sotme e 1.500 metra krol, për shkak të shëndetit jo të mirë që e përcolli dje dhe sot në EYOF 2022 Banska Bystrica.

/Telegrafi/

 

Exit mobile version