Disa lojtarë të Real Madridit janë kundër që Jose Mourinho të rikthehet në Snatiago Bernabeu.
Trajneri portugez mund ta zëvendësojë Zinedine Zidanen që nuk po tregon formë të mirë në këtë sezon.
Sipas gazetarit spanjoll, Francesc Aguilar, presidenti i Los Blancos, Florentino Perez thuhet se dëshiron që trajneri francez të largohet.
Sergio Ramos është lojtari i parë që kundërshton rikthimin e Mourinhos, pasi kishte eksperiencë të keqe nga periudha e tij e parë.
Kapiteni i Realit po ndikon edhe te disa lojtarë të tjerë që të jenë kundër rikthimit të portugezit, andaj kjo und të ndikojë që ai mos ta zëvendësojë Zidanen.
Massimiliano Allgeri është një tjetër emër që mund ta zëvendësoj francezin që po tregon formë të dobët që nga rikthimi në Bernabeu në fund të sezonit të kaluar duke e zëvendësuar Santiago Solarin. /Telegrafi/