Site icon Telegrafi

Disa nga deklaratat e presidentit Donald Trump rreth coronavirusit

SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga pandemia e coronavirusit, duke regjistruar më shumë se shtatë milionë raste.

Kjo ka ndodhur edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, i cili së fundmi ka rezultuar pozitiv me COVID-19 ka deklaruar se e ka menaxhuar me korrektësi situatën në vend.

Por në listën e mëposhtme gjenden disa prej deklaratave që ai i ka thënë gjatë këtij rrugëtimi.

Më 22 janar (rasti i parë i konfirmuar në SHBA) – “E kemi situatën nën kontroll”.

“Ne e kemi plotësisht situatën nën kontroll. Personi i infektuar vjen nga Kina. Do të bëhet mirë”, ishte shprehur Trump.

Më 9 mars – Trump e krahason coronavirusin me gripin e zakonshëm

“Vitin e kaluar 37 mijë njerëz në SHBA vdiqën nga gripi i zakonshëm. Mesatarisht midis 27 mijë persona e deri në 70 mijë vdesin çdo vit”, pati thënë Trump.

“Asgjë nuk do të mbyllet, jeta dhe ekonomia do të vazhdojnë”, pati theksuar ai.

https://www.youtube.com/watch?v=15XjckAOTwU

Më 31 mars – “Ky nuk është sikurse gripi i zakonshëm”

“Coronavirusi nuk i ngjanë gripit të zakonshëm. Kur njeriu sëmuret dhe dërgohet në spital, shpreson që do bëhet mirë, mirëpo kur e telefonon të nesërmen ai kalon në koma. Ky nuk është grip i zakonshëm”, shprehet ai.

Më 3 prill – “Zgjedh vetë për vendosjen e maskës”

“Vendosja e maskës do të jetë në mënyrë vullnetare. Unë zgjedh të mos e bëj. Është në rregull nëse të tjerët e vendosin atë”, ishte shprehur presidenti amerikan.

Më 21 korrik – “Vendosni maskat”

“Ne po u kërkojmë të gjithëve që nëse nuk jeni në gjendje të respektoni distancimin shoqëror, atëherë vendosni maskat”, ishte shprehur ai.

Më 10 shtator: “Amerika është në fazën finale të pandemisë”

“Po kalojmë në fazën përfundimtare, dhe shumë gjëra të mira po ndodhin me vaksinat dhe me terapitë”, deklaroi Trump. /Telegrafi/

 

Exit mobile version