Telegrafi

Disa ndërtesa kolektive, probleme me ngrohje nga “Termokosi”

Ngrohtorja e qytetit “Termokos” ka filluar ngrohjen me kogjenerim, mirëpo shumë lagje si “Kodra e Diellit” e “Dardania”, po hasin në probleme dhe ngrohje të pamjaftueshme.

Madje, probleme ka edhe një ndërtesë kolektive në qendër të qytetit, përballë Stacionit policor. Kjo pasi që aty është një problem me këmbyesit dhe ndërtesa nuk po arrin të ngrohet mjaftueshëm. Kjo ka bërë që banorët e asaj ndërtese të adresojnë ankesa të shumtë në “Termokos”, mirëpo, sipas banorëve, ata nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje ose ndihmë. Banorët e asaj ndërtese, po thonë që edhe me gjithë ankesat e shumta, “Termokosi” nuk po bën asgjë që të përmirësojë gjendjen aty. Ata thonë se probleme të tilla kanë që nga paslufta, shkruan Koha Ditore.

Zija Mulhaxha, banor në atë ndërtesë, ka thënë se kanë dërguar dhjetëra ankesa, të cilat nuk janë marrë parasysh nga askush.

Mulhaxha ka shtuar se ngrohja nga “Termokosi” është e pamjaftueshme dhe gjithmonë duhet të përdoren edhe alternativa të tjera. /Telegrafi/