Site icon Telegrafi

Disa muaj pas sherrit me ish-bashkëshorten Elia Zaharia – lidhja e re e Princit Leka bën jehonë në mediat e huaja

Lidhja e re e Princit Leka ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, ku pati artikuj të ndryshme në lidhje me këtë, marrë parasysh situatën në të cilën ndodhej disa muaj më parë.

E pas DailyMail, hapësirë i ka dhënë edhe gazeta zvicerane, Blick.ch që nis shkrimin me fjalinë: “Princi Leka është sërish i dashuruar”.

Mbreti shqiptar nuk ka pasur një vit të lehtë. Në fillim të vitit, ai dhe ish-bashkëshortja e tij, Princesha Elia (41-vjeçe) njoftuan ndarjen e tyre.

Princi Leka me të dashurën e re

Ata u martuan në vitin 2016 dhe në 2020 mirëpritën vajzën e tyre të vetme, Geraldinë.

Lexo po ashtu “Konflikte të vazhdueshme dhe mungesë komunikimi” - zbulohen arsyet që çuan drejt divorcit Elia Zaharian dhe Princ Lekën

Ndarja kaloi në përleshje fizike. Kur Princi Leka donte të merrte vajzën e tij ga Elia, një debat shpërtheu dhe u përshkallëzua.

Princi Leka me të dashur të re

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e aktores, Leka ka filmuar një video që në fakt kishte për qëllim për të vërtetuar gjoja përdorimin e dhunës nga Zaharia dhe babai i saj.

Pretendoi në atë kohë se babai i Elias e kishte kërcënuar me një shkop druri dhe se ajo i kishte hedhur sende të forta. Nga ana tjetër, Zaharia i mohoi këto akuza dhe tha se Princi e kishte goditur të atin.

Ish-çifti u divorcuan zyrtarisht në maj. Elia hoqi dorë nga emri i saj fisnik dhe fshiu të gjitha fotot e tyre së bashku nga Instagrami.

Tashmë Princi Leka ka prezantuar partneren e tij të re. Në një darkë gala në ‘Carpathia West Estate’ në New Jersey, 42-vjeçari u shfaq zyrtarisht për herë të parë me një grua të re në krah të tij.

Princi Leka me të dashurën e re

Kjo është fotografja Blerta Celibashi. Vetë Leka ka shpërndarë foton e parë të të dyve në Instagramin e tij.

Menjëherë pas ndarjes nga ish-bashkëshortja, mediat shqiptare po spekulonin për romancën e re me fotografen. Mirëpo, nuk dihet nëse Blerta Celibashi ka qenë arsyeja e ndarjes mes Princ Lekës dhe Elia Zaharia.

Princi Leka me ish-bashkëshorten, Elia Zaharia

Media të ndryshme raportuan në atë kohë se Princi Leka dhe fotografja ishin parë së bashku disa herë.

Tani, megjithatë, ata e zyrtarizuan lidhjen dhe ky sherr midis Princit Leka dhe Elia Zaharia shpresojmë të ketë përfunduar. /Telegrafi/

Exit mobile version