Telegrafi

Disa muaj pas ndërprerjes së fejesës, miliarderi Rupert Murdoch spekulohet se është në lidhje të re

(Foto: Getty/Ei)

Nuk ka zgjatur shumë pas ndërprerjes së lidhjes me të fejuarën 25 vite më të re dhe miliarderi Rupert Murdoch spekulohet se është një lidhje të re.

Pas prishjes së papritur të fejesës me moderatoren Ann Lesley Smith, mediat e huaja raportojnë se 92-vjeçari është parë në një jaht me shkencëtaren Elena Zhukova, për të cilën spekulohet se është e dashura e tij e re.

Lexo po ashtu Pak muaj pas ndarjes nga gruaja e katërt - Rupert Murdoch thuhet se është fejuar me Ann Lesley Smith

“Ai ka energjinë e njerëzve që janë sa gjysma e moshës së tij. Ai mund të jetë sërish i dashuruar”, ka thënë një burim për US News.

(Foto: Daily Mail)

Jahti i tyre kishte ankoruar pranë Korfuzit, ndërsa Daily Mail shkruan se 66-vjeçarja Elena është një biologe molekulare në pension dhe nënë e bukuroshes së famshme ruse Dasha Zhukova, e cila ka qenë e martuar me ish-presidentin e Chelseat, Roman Abramovich.

Lexo po ashtu Murdoch dhe gruaja e tij u ndanë për shkak të diferencës në moshë dhe shprehive të saj të këqija

Ndryshe, e dashura e re e Murdoch është shoqe me ish-gruan e tij, Wendi Deng dhe thuhet se ka qenë pikërisht Dasha ajo që i kishte njoftuar mes vete.

Rupert kishte planifikuar këtë verë të martohej me Ann Lesley, mirëpo në muajin prill njoftuan se kjo nuk do të ndodhte. /Telegrafi/