Site icon Telegrafi

Disa muaj pas divorcit, bashkohen Alvaro Morata dhe Alice Campello

Alvaro dhe Alice

Alvaro Morata dhe Alice Campello duket se po rindezin historinë e tyre të dashurisë vetëm disa muaj pas ndarjes së tyre, në gusht 2024.

Çifti, i cili ka katër fëmijë dhe kishte një martesë në dukje solide, njoftoi ndarjen e tyre vitin e kaluar, duke përmendur gjëra personale.

Megjithatë, zhvillimet e fundit sugjerojnë se ata janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Ylli i futbollit konfirmoi rikthimin me një fotografi të përbashkët të ndarë në Instagram me një ‘emoji’ të zemrës së kuqe.

Gjatë procesit të ndarjes, si Morata ashtu edhe Campello ishin të hapur për sfidat me të cilat u përballën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alvaro Morata

Alice pranoi se lindjet e saj të ndërlikuara dhe vështirësitë personale, së bashku me presionet profesionale të Moratas, e tensionuan martesën e tyre.

“Nuk isha mirë me veten time, kisha lindje të komplikuara. Edhe Alvaro kishte kohë të vështira. Njëri duhet të jetë mirë që të mund të ndihmojë tjetrin dhe kur jemi të dy poshtë nuk na ndihmon”, u shpreh ajo.

“Ka qenë gjëja më e vështirë që kam përjetuar ndonjëherë”, rrëfeu tutje.

Pas divorcit, Alice u kthye në Itali me fëmijët për t’u siguruar që ata të qëndronin pranë babait të tyre, i cili aktualisht luan për AC Milan. /Telegrafi/

Exit mobile version