Telegrafi

Disa muaj larg përvjetorit të 30-të të lindjes – DJ Geek befasohet me dhuratë të veçantë nga Dafina Zeqiri

Foto: Instagram

Genc Halimi apo siç njihet për publikun, DJ Geek, është në një romancë dashurie prej disa vitesh me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Kjo e fundit i ka bërë së fundmi një befasi të veçantë, ndonëse është shumë larg ditëlindjes.

Artisti do të festojë ditëlindjen e 30-të më 10 shtator dhe kjo duket se është dhurata e parë nga partnerja e tij.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Duro” në postimet që janë shpërndarë në rrjete sociale shihet se ia ka blerë të dashurit një motor të verdhë.

Ka qenë DJ Geek i cili ka ndarë fotografitë e dhuratës dhe një moment intim së bashku me Dafinën duke shkëmbyer puthje në buzë.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri publikon imazhe të reja nga festa e ditëlindjes në Londër, teksa shfaqet atraktive krah të dashurit

“Një dhuratë shumë më herët për ditëlindje nga gruaja”, ka qenë përshkrimi që ia ka dhënë imazhit.

Foto: Screenshot/Instagram

“Shtator 10 por jemi duke festuar për ty që nga sot zemër”, shtoi në një koment krahas postimeve Zeqiri.

Të shumtë kanë qenë njerëzit që e kanë uruar për ditëlindjen, përkundër se janë edhe tre muaj deri në ditën e saktë të lindjes së DJ Geek. /Telegrafi/