Telegrafi

Disa mite që zhvlerësojnë dietat

Nuk është e vërtetë që masazhet ë dobësojnë
Mos mendoni se mund të dobësoheni nga masazhet, vetëm nëse jeni tek masazhieri: do të jeni me siguri më të çlodhur, ose do të ndiheni mirë, më në formë, por nuk do të humbni asnjë gram. Për të humbur peshën nevojitet që të konsumosh energji (përveç që ta furnizosh më pak trupin nëpërmjet dietës), por masazhi është një lëvizje muskulore pasive, që nuk konsumon energji . Maksimumi mund të jetë një lëvizje e yndyrave që i bën më pak të dukshëm në disa pika.

Mos i besoni asnjë lloj ilaçi ose çaji mjekësor të mrekullueshëm
Nuk ekziston asnjë lloj ilaçi që mund t’iu dobësojë pa dietë, edhe pse do të ishte bukur në qoftë se do të ekzistonte, dhe fatkeqësisht asgjë nuk lë të mendosh, se një ilaç i tillë mund të ekzistojë në të ardhmen. Tani për tani, vetëm do të harxhoni para kot, bile do të shkatërroni edhe shëndetin tuaj.

Qëndroni larg nga oreks-heqësit
Ka ilaçe që të heqin urinë, duke të dhënë përshtypjen që je mirë dhe që ndihesh i fortë, edhe kur nuk ke ngrenë. Mund të jenë shumë të rrezikshme, sepse në këtë mënyrë i hiqen trupit instrumentet, me të cilët mund të shënojë një gjendje vuajtjeje dhe sëmundjeje. Pa e kuptuar mund të shkohet drejt kolapsit. Përveç të tjerash duhet konsideruar që këto janë zakonisht me bazë amfetamine, pra kanë një efekt ekzistues dhe shpesh duhet të shoqërohen nga qetësues, dhe nuk është rasti për të përballuar kështu problemin e dobësimit.

Mos merrni as diuretikë (shkarkues)
Duhet të humbni yndyrat, jo ujë. Diuretikët janë barna që favorizojnë eliminimin e kripës dhe ujit: zvogëlimi i peshës që provokojnë zgjat pak, deri kur ristabilizohet ekuilibri hidrik i trupit, që siç e kemi parë. është shumë i rëndësishëm. Shkohet edhe drejt rrezikut të madh të kompromentimit të funksionimit të veshkave. Është e kotë të shtosh që edhe purgativët dhe laksativët (që nuk duhen marrë dhe në raste kapsllëku) nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me problemin e dobësimit.)

Mos i mbysni ushqimet tuaja në limon
Edhe fakti që limoni është "tkurrës" nuk ka fare të bëjë me humbjen e centimetrave. Është e kotë dhe e rrezikshme ta ngacmosh pa arsye aciditetin normal të trupit. Kujtoni që nuk ekzistojnë ushqime që të dobësojnë: përveç ujit, çajeve mjekësorë, dhe çajeve që nuk kanë kalori. Të gjitha ushqimet e tjera kanë një vlerë energjike, qoftë dhe të vogël: është kjo që duhet të keni parasysh.

U thoni jo dobësimeve shumë të shpejta
Janë negative për të gjithë, por janë shumë të rrezikshme sidomos për adoleshentët. Tek vajzat mund të verifikohet me bllokimin e menstruacioneve me pasoja që mund të zgjasin me vite. /Telegrafi/