Nëse jo, ju ftojmë të lexoni më poshtë për tu njohur me disa mënyra, nëpërmjet të cilave mund të lani flokët, pa përdorur shampon.
Argjila– Bëhet fjalë për argjilën e bardhë, e cila ka aftësi të thajë flokët me yndyrë dhe t’i bëjë ata më të shndritshëm. Përbërësit për përgatitjen e larësit natyral janë: 4 lugë argjilë e bardhë, dy pika vaj esencial, për shembull limoni dhe gjysmë gote ujë të vakët. Mos harroni se duhet aplikuar sapo e krijoni këtë larës.
Bikarbonati– I njohur ndryshe edhe si soda e bukës. Mjafton ta përzieni me pak ujë dhe ta aplikoni në flokë. Kujdes, mos e aplikoni shumë shpesh, maksimumin 1-2 herë në javë.
Limoni dhe uthulla– Limonin dhe uthullën, në formë lëngshme mund ta përzieni me pak ujë dhe ta vendosni në flokë. Kanë aftësi të rigjenerojnë flokët dhe t’i forcojnë ato. /noa.al/Telegrafi/