Site icon Telegrafi

Disa marrëveshje ndërkombëtare mbesin pa u ratifikuar në Kuvend, Murati e hedh fajin tek opozita

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka theksuar se kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës po e përmbyll mandatin pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Ministri Murati ka kritikuar opozitën për mos votimin e tyre.

“Kjo legjislaturë e Kuvendit po e përmbyll mandatin pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare të mbetura. Njëra ndër marrëveshjet e mbetura pa votuar është edhe ajo me Bankën Botërore në vlerë prej 90 milionë euro, e që e veçanta e saj është kamata 0% për 12 vite, të cilën do ta lakmonte secili shtet i botës”.

“Mirëpo opozita jonë ka vendosur të mos e votojë, e kësisoj t’i bëjë opozitë shtetit duke menduar që po e dëmton qeverinë”, ka shkruar Murati.

Exit mobile version