Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të mërkurën e 6 korrikut do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa lagje.
Sipas njoftimit, furnizimi do të ndërprehet për shkak të punimeve të planifikuara në zgjerimin e rrjetit elektrik nga ana e KEDS-it.
“Për shkak të punimeve të planifikuara në zgjerimin e rrjetit elektrik nga ana e KEDS-it, me kërkesën e tyre, ju njoftojmë se gjatë periudhës së punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nesër 6 korrik 2022, e mërkurë duke filluar nga ora 09:00-13:00”, thuhet në njoftimin për media.
Pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin këto zona: “Banesat e Bardha” në lagjen Bregu i Diellit, një pjesë e lagjes Mati 1, fshati Zllatar, rruga e “Bledit” / lagjia Vneshtat, lagjja Sofalia, rruga “Isa Kastrati” dhe rruga “Ndue Përlleshi”. /Telegrafi/