Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se disa lagje në Fushë Kosovë kanë mbetur pa ujë të pijshëm si pasojë e dëmtimit të linjës DN 200 mm AC.
Në njoftim thuhet se dëmtimi është në mes të rrugës dhe në thellësi të madhe.
“Si pasojë e dëmtimit të linjës DN 200 mm AC në Fushë Kosovë në orën 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për këto lagje: fshati Bresje, Uglar, rruga ‘Nënë Tereza’ duke filluar nga Euromed ana e majtë deri te stacioni i trenit”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren intensivisht me sanimin e defektit.
Furnizimi me ujë rikthehet pas sanimit, me ç’rast ekipet po punojnë me kapacitete të plota për punë që defekti të eliminohet sa më shpejt. /Telegrafi/