Disa nga kryekomunarët e rinj që vijnë nga radhët e LSDM-së, me fillin e vitit 2018 kanë siguruar vetura të reja luksoze.
Sipas Alsat-M, me vetëm disa muaj në karrigen e kryekomunarit, Ljube Kuzmanovski i komunës Novaci ka siguruar veturë “Škoda” prej dy milionë denarë, ose mbi 30 mijë euro.
Kosta Janevski, kryekomunar i Strumicës ka siguruar dy vetura “Škoda”, me vlerë prej 17 mijë euro dhe 29 mijë euro.
Kryekomunari i Butelit, Vlladimir Smilevski ka blerë veturë “Peugeot”, me vlerë prej 11 mijë euro, por edhe dy automjete transporti të vogla prej nga nëntë mijë euro./Telegrafi