Site icon Telegrafi

Disa komuna në Shkup nesër do të ngelen pa ujë

Banorët e rajonit të Vizbegut nesër dhe pasnesër do të jenë pa ujë, njofton AIM.

Siç njoftojnë nga QRMK-Shkup, ndërprerja e ujit është për shkak të pastrimit dhe klorinimit të rezervuarit në Vizbeg.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme nga QRMK-Shkup, njoftuan se objekti i Bankës Popullore sot prej orës 8 do të mbetet pa ujë, ndërkaq presion të zvogëluar do të kenë shfrytëzuesit nga lagjja “Prolet” në komunën Qendër./Telegrafi/

Exit mobile version