Për shkak të ndërhyrjeve teknike, nesër prej orës 9 deri në orën 12, pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët e rrugës “Krçin” në Komunën e Karposhit, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me Kriza në Shkup, pas njoftimit të marrë nga “EVN Maqedoni”.
Në periudhën e njëjtë të ditës nesër pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e një pjese të rrugës “Treta Makedonska Brigada” dhe rrethina e Komunës së Aerodromit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prej orës 8:30 deri në orën 11:30 nesër energji elektrike nuk do të kenë edhe konsumatorët nga Rëzhançino, shkolla Petrovec si dhe “Radio Far” në Komunën e Petrovecit./Telegrafi/