Në kuvendin e Maqedonisë do të mbajnë mbledhje komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri, për politikë të jashtme, përp unë dhe politika sociale, për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për financa dhe buxhet, për transport, lidhje dhe për ekologji, si edhe komisioni ligjvënës-juridik.
Komisioni për mbrojtje do të shqyrtoj ligjet për reforma në sistemin për përgjime; komisioni për politikë të jashtme duhet të shqyrtoj Propozim-ligjin për ratifikimin e Konventës për organizimin e punëtorëve rural, për statistika të punës, Protokollin 5 të Marrëveshjes për ndryshimin dhe përafrimin me Marrëveshjen qendrore evropiane për tregti të lirë.
Komisioni ëpr punë dhe politika sociale do të shqyrtoj ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, për inspektim të punës, për punësim dhe sigurim gjatë papunësisë, për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, që të gjithë në lexim të parë.
Komisioni për sistem politik do të mbajë dy seanca, për ligjet për administratë, në lexim të dytë, pastaj për ligjet për amnesti, për shërbyes administrativ, për inspekcionin administrativ.
Gjithashtu ky komision do të diskutoj për zbatimin e sanksioneve, për prokurorinë publike, për shërbimin e prokurorisë publike, për ligjin për gjykatat dhe për procedurën penale, të gjitha në lexim të parë.
Komisioni për financa dhe buxhet do të diskutojnë për shfrytëzimin dhe posedimin e mallrave në pronësi shtetërore dhe në pronësi komunale.
Komisioni për transporti, lidhje dhe për ekologji do të diskutojnë për komunikimet elektronike, për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste shtetërore, për gjelbërim urban, për themelimin e Rrjetit hulumtues akademik maqedonas.
Dy seanca do të mbaj edhe komisioni ligjvënës-juridik./Telegrafi/