Psikologia e fëmijëve Jaimie Bloch, e njohur për këshillat prindërore ka dhënë së fundmi disa të atilla që do t’ju ndihmojnë të forconi raportin me fëmijën tuaj.
Sipas psikologes, këshillat përfshijnë aktivitete të shumta dhe të përditshme që do t’ju ndihmojnë të krijoni një raport të ngushtë me të vegjlit tuaj.
Ajo sugjeroi 14 aktivitete që do t’ju ndihmojnë në këtë aspekt, të cilat janë si më poshtë:
Dilni në darkë me fëmijët tuaj, ose gatuani së bashku në shtëpi;
Lejoni fëmijët tuaj t’ju ndihmojnë në kuzhinë;
Lexoni libra së bashku gjatë natës;
Bëni festë dhe kërceni së bashku;
Dilni për shëtitje në natyrë;
Shpenzoni 15 minuta në ndonjë aktivitet të lojërave të tyre;
Përqafoni, luani së bashku;
Ndërtoni një shtëpi me çarçafë;
Bisedoni me ta në makinë;
Bëni ‘puzzle’ së bashku;
Pikturoni ose bëni punime artizanale së bashku;
Dilni për shëtitje me biçikletë, ose mësojini fëmijët si ta ngasin një mjet të tillë;
Tregoni histori të vetës tuaj ose histori kur ata kanë qenë më të vegjël;
Luani me top së bashku në park. /Telegrafi/