Mos e prek fytyrën me duar të papastra. Pi shumë, shumë ujë. Uji ndihmon trupin të pastrohet nga papastërtitë dhe lëkurën të shërohet.
Shumë i mirë për t’u pirë është çaji i gjelbër organik. Përmban shumë antioksidantë, që janë të shkëlqyera për të larguar papastërtitë nga trupi.
U thuaj jo bulmetit, ushqimeve me yndyrë, ushqimeve të skuqura, pijeve me gaz, çokollatave dhe alkoolit. Këto ushqime kanë përmbajtje të lartë kimikatesh dhe prezervantësh etj si këto që më mirë të mos i fusësh në trup nëse do fytyrë të pastër
Mos konsumo shumë sheqer. Të gjitha ushqimet e përmendura më sipër kthehen në sheqer kur merren nga trupi dhe shumë sheqer do të thotë më shumë akne.
Por nuk ka vetëm ushqime të ndaluara. Ushqimet që mund të hash: spinaq dhe të tjera perime të gjelbra, fruta të thata sa për të përmendur disa. Mos i skuq këto ushqime, mos i ngop me vaj.
Duhet ta shtresosh vazhdimisht lëkurën. Kjo për të larguar qelizat pa jetë që të rriten qelizat e reja, shkruan revista class. Përdor mënyra natyrale kundër tyre.
Ki durim. Aknet mund të jenë hormonale, nga stresi apo nga alergjitë. Nëse vazhdojnë konsultohu me dermatologun. /Telegrafi/