Telegrafi

Disa javë pas ndarjes nga Leonardo DiCaprio, Camila Morrone mahnit me imazhin në bikini

Modelja dhe aktorja Camila Morrone ndalon, shikon dhe shkëlqen teksa del nga deti.

Camila, 25-vjeçare, së fundmi u nda nga aktori hollywoodian, Leonardo DiCaprio, 47-vjeç, pas katër vitesh së bashku.

Burime thonë se ata sapo ishin ndarë dhe se nuk kishte ndjenja të mëdha.

Camila Morrone (Foto: The Sun)

Një burim zbuloi: “Leo dhe Camila i dhanë fund lidhjes së tyre gjatë verës”.

“Nuk ka ndjenja të këqija mes tyre. Thjesht erdhi në një përfundim të natyrshëm”.

Lexo po ashtu Leonardo DiCaprio ndahet nga dashura e tij Camila Morrone pas katër vitesh së bashku

Sigurisht që marrëdhëniet vijnë dhe shkojnë, por një vështrim prapa në jetën e dashurisë së Leos duket se lë të kuptohet se “përfundimi i natyrshëm” mund të ketë lidhje me faktin që Camila mbushi 25 vjeç në qershor.

Leonardo dhe Camila (Foto: The Sun)

Dhe Leo nuk është takuar më parë publikisht me një femër mbi atë moshë.

Nga të gjitha gratë që aktori i “Wolf Of Wall Street” ka dalë, duke përfshirë supermodelet Gisele Bundchen, Bar Refaeli dhe aktoren Blake Lively, asnjëra prej tyre nuk ka qenë mbi moshën 25-vjeçare kur ishin bashkë.

Leonardo dhe Camila (Foto: Backgrid)

Leo ndërkaq po përflitet për një lidhje dashurie me modelen Gigi Hadid, 27-vjeçare, gjersa Camila po vazhdon të jetë beqare. /Telegrafi/