Modelja dhe aktorja Camila Morrone ndalon, shikon dhe shkëlqen teksa del nga deti.
Camila, 25-vjeçare, së fundmi u nda nga aktori hollywoodian, Leonardo DiCaprio, 47-vjeç, pas katër vitesh së bashku.
Burime thonë se ata sapo ishin ndarë dhe se nuk kishte ndjenja të mëdha.
Një burim zbuloi: “Leo dhe Camila i dhanë fund lidhjes së tyre gjatë verës”.
“Nuk ka ndjenja të këqija mes tyre. Thjesht erdhi në një përfundim të natyrshëm”.
Sigurisht që marrëdhëniet vijnë dhe shkojnë, por një vështrim prapa në jetën e dashurisë së Leos duket se lë të kuptohet se “përfundimi i natyrshëm” mund të ketë lidhje me faktin që Camila mbushi 25 vjeç në qershor.
Dhe Leo nuk është takuar më parë publikisht me një femër mbi atë moshë.
Nga të gjitha gratë që aktori i “Wolf Of Wall Street” ka dalë, duke përfshirë supermodelet Gisele Bundchen, Bar Refaeli dhe aktoren Blake Lively, asnjëra prej tyre nuk ka qenë mbi moshën 25-vjeçare kur ishin bashkë.
Leo ndërkaq po përflitet për një lidhje dashurie me modelen Gigi Hadid, 27-vjeçare, gjersa Camila po vazhdon të jetë beqare. /Telegrafi/