Site icon Telegrafi

Disa institucione në Maqedoni janë të mbingarkuar nga punësimi i tepërt

Në një takim të deputetes së LSDM-së, Frosina Tashevska-Remenski, me kryetarin e komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, Remenski tha se në disa institucione të vendit nuk ka nevojë për punësime të reja.

Sipas saj, për shkak të mbingarkimit nga punësimet, në 15 vitet e ardhshme nuk ka nevojë për punësime në disa institucione shtetërore.

Përndryshe, Remenski tha në emisionin “Samo Vistina” (Vetëm e Vërteta) se do të punësohen vetëm kuadro cilësor. /Telegrafi/

Exit mobile version