Java e Modës në Nju-Jork dhe Londër ka mbaruar, por mos u shqetësoni, sepse gjërat sapo kanë filluar në Milano dhe sigurisht pas saj do të jetë Java e Modës në Paris
Editorët dhe influencuesit tashmë kanë zbritur në rrugët me stil të kryeqytetit italian të modës, për të parë se çfarë kanë rezervuar stilistët e famshëm për sezonin e ri.
Milano është qendra e pëlhurave luksoze, rrobaqepësive të rafinuara dhe të gjitha gjërave elegante.
Ekziston një arsye që Milano është kryeqyteti i modës: është shtëpia e një numri të madh të markave më të lavdishme, të disenjatorëve në planet. Dhe dy herë në vit, është shtëpia e “javës së modës”, ku njerëz të njohur dhe të apasionuar pas stilit, zbresin në rrugët e Milanos dhe japin shfaqjen e tyre të veshjeve e kombinimeve më të bukura.
Për t’u frymëzuar dhe për të krijuar disa ide se çfarë të vishni për t’u dukur si influencueset e modës në rrugët e Milanos, hidhuni një sy fotove më poshtë.