Telegrafi

Disa futbollistë e paditin klubin e Besës

Besa e Pejës vazhdon të përballet me probleme të mëdha financiare që nga viti i kaluara.

Klubi nga Rrafshi i Dukagjinit ka borxhe të pashlyera nga viti i kaluar derisa tashmë disa futbollistë kanë vendosur që ta marrin hapin e fundit.

Fatih Karahoda, Kastriot Rexha, Qemail Elshani, Edmond Turku kanë vendosur që ta padisin klubin në gjyq.

Të njëjtën gjë pritet ta bëjnë edhe Arbër Prekazi dhe Xhevdet Shabani.

Karahoda konfirmon për GazetaOlle.com se klubi i ka mbetur borxh mbi 8 mijë euro.

“Kam pritur mjaft dhe nuk po e e shoh të arsyeshme që të pres më shumë. Kam vendosur që ta padis klubi në gjyq. Mbi 8 mijë euro më ka klub borxh”, ka thënë Fatih Karahoda për GazetaOlle.com.

Ndërkohë, edhe durimit të Arbër Prekazit po i vije fundi.

“Për hir të kohës që e kemi kaluar së bashku, kemi fituar edhe tituj po pres edhe pak”.

“Nëse jo, nuk kam rrugë tjetër pos gjyqit”, ka thënë Arbër Prekazi për Olle.