Telegrafi

Disa fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë për shkak të një defekti

KRU “Gjakova” ka njoftuar se si pasojë e një defekti në një gyp, disa fshatra të kësaj komune kanë mbetur pa ujë të pijes.

Sipas kësaj kompanie, ekipet e tyre janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në sanimin e këtij defekti dhe deri atëherë kanë kërkuar mirëkuptimin e banorëve të zonës.

“Ju njoftojmë se është paraqitur një defekt në gypin fi 350 në fshatin Bec. Pa furnizim me ujë të pijes duke u atakuar nga ky defekt janë fshatrat; Bec, Bordosan, Doblibarë, Vraniq dhe Rezinë”, thuhet në njoftim.