Site icon Telegrafi

Disa fshatra në rajonin e Likovës mbeten të bllokuar

Fshatrat e komunës se Likovës kanë vështirësi në qarkullim, për shkak se rrugët nuk janë pastruar nga bora. Fshati Llojan për dy ditë radhazi është i bllokuar nga reshjet intenzive të borës. Banorët kanë qenë të izoluar dhe nuk kanë mundur të lëvizin nëpër fshat as edhe për nevojat elementare, madje banorët nuk mundeshin të shkonin as në mjek, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu banorët e fshatit Llojan janë detyruan që me vetëiniciativë dhe me mjetet e tyre të pastrojnë rrugën kryesore, në mënyrë qe bashkfshatarëve të ju mundësojnë lëvizje nëpër fshat. Rruga Vaksincë-Reçicë, është tërësisht e bllokuar.

Disa fshatra të kësaj komune kanë mbetur edhe pa energji elektrike. Gjendja në qytetin e Kumanovës është gjithashtu e keqe, pasi edhe rrugët kryesore të këtij qyteti janë pothuajse tërësisht të papastruar./Telegrafi/

Exit mobile version